14 Maji, Manja: Çdo i paraburgosur dhe i dënuar me të drejtë vote do të votojë! Asnjë leje në periudhë zgjedhjesh

11 Prill 2023, 14:11

Si në çdo zgjedhje, të paraburgosurit dhe të dënuarit do të kenë të drejtë për të votuar edhe më 14 maj. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha sot se janë marrë të gjitha masat për të garantuar votimin e të gjithë të dënuarve dhe të paraburgosurve që kanë të drejtë vote.