14-vjeçari tmerron nxënësit në Sarandë bojkotohet mësimi! Prindërit: Kërcënon vazhdimisht me armë! Ministrja Kushi e pranon: Jemi në dijeni, do marrim masa

21 Shkurt 2023, 19:20 | Përditesimi i fundit: 2023-02-21 21:27:16

Mungesa e sigurisë në shkollë ka çuar sot në bojkot të mësimit nga ana e një pjese të nxënësve në shkollën Adem Sheme në Sarandë. Sipas prindërve një nxënës 14 vjeçar është kthyer në kërcënim për fëmijët e tyre. Rasti i fundit është ai i një nate më parë, kur 14 vjeçare ka shkuar në klasën e 6 e duke kërcënuar nxënësit dhe mësuesen me një mjet të identifikuar sipas këtyre të fundit, si pistoletë.