'15 kilogramë eksploziv', ministri Sveçla jep detaje nga shpërthimi në Zubin-Potok: Ka ndërprerje të furnizimit me ujë për disa qytete

30 Nëntor, 09:36

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla e ka quajtur sulmin në Zubin Potok akt terrorist, ku për shkatërrimin e kanalit të Ibër-Lepencit janë përdorur rreth 15 kilogramë eksploziv.

Para gazetarëve ai ka bërë të ditur se aktualisht ka ndërprerje të furnizimit me ujë për disa qytete të vendit, si dhe për KEK-un.

Sipas tij, qëllimi i Serbisë tashmë është i qartë - pamundësimi i shërbimeve elementare për qytetarët dhe shkaktimi i frikës në masë.

Ai e ka quajtur incidentin e së premtes në mbrëmje, si aktin më të madh ndaj infrastrukturës kritike që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

    No videos found.