15 vite nga tragjedia e Gërdecit, vajza e një prej viktimave për Report Tv: Studioj për drejtësi! Do i shkoj deri në fund çështjes, vetëm zvarritet! E di që ka një fajtor

15 Mars 2023, 13:20 | Përditesimi i fundit: 2023-03-15 19:56:15

Denisa, nuk mban mend asgjë nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec, ku nëna e saj 25 vjece humbi jetën. Ishte 3 vjece dhe sot imazhin e saj e gjen vetëm përmes fotografive. Mamaja e saj, Shqipe Alhasa kishte vetëm 10 ditë punë dhe paguhej 1000 lekë.

Denisa Alhasa po studion për drejtësi dhe ka një qëllim. Ajo shpjegon se ka qenë zvarritja e kësaj ngjarjeje shumë të rëndë që e ka nxitur të vendosë drejtësi. Denisa thekson se do i shkojë kësaj çështjeje deri në fund dhe se është e sigurt që për këtë akt ka një përgjegjës.