15 vite sherr e dhunë për një rrip toke mes një çifti të moshuarish dhe një biznesmeni në Delvinë, shteti hesht! Bashkëshortët Çollaku: Duan të na grabisin pronën

10 Maj 2023, 11:36

Prej 15 vitesh zhvillohet një konflikt pronësie mes një familje të varfër dhe një biznesmeni në Senicë të Delvinës. Çifti i moshuar Çollaku që jeton në barakë thotë se ka bërë dhjetëra denoncime ndaj Faik Prodas, i cili gjithashtu pretendon pronësinë e tokës. Është një luftë mes të varfërve, por Shteti nuk merr asnjë masë për ta zgjidhur, ndërsa palët në konflikt kërcënojnë me vetëgjyqësi!