16 të ekzekutuar në gusht, muaji me më shumë të vrarë në 5 vite

5 Shtator 2022, 15:23

TIRANË- Gushti u mbyll me një bilanc të frikshëm të ngjarjeve kriminale. 13 të tilla u regjistruan në vend, me 16 të vrarë. Muaji i tetë i vitit 2022 shënon rekord të viteve të fundit për vrasjet, dhe krahasuar prej 2017-ës, krimet janë trefishuar.