18 krime të Nuredin Dumanit, gazetari: Rrezikonte burgim të përjetshëm por për shkak se bashkëpunoi me drejtësinë, pritet të përfitojë ulje dënimi

29 Janar, 19:47

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema teksa foli në “Studio Live” për dosjen “Plumbi i Artë” që sot GJKKO e kaloi për gjykim në ngarkim 19 të akuzuarve dhe të vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, tha se ky i fundit mund të marrë një dënim shumë më të ulët në raport me 18 veprat penale për të cilat akuzohet.