1.8 mln euro, Policia tender për krijimin e qendrës së identifikimit biometrik! ‘AMAIS’, laboratori i 100 mijë imazheve, rezultati del në 10 sek

15 Korrik 2022, 18:17

Policia e Shtetit ka hapur tenderin 1.8 milionë euro për krijimin e një qendre të avancuar teknologjike për identifikimin biometrik të personave. Projekti quhet “AMAIS”, ndërsa synon të mbledhë në një të gjitha sistemet e tjera që përdor policia. Identifikimi i fotove dhe shenjave të gishtave do të bëhet për rreth 10 sekonda, ndërsa si bazë e të dhënave do të jetë Policia Kriminale dhe ajo Shkencore