18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Kurti: Liderët e UÇK-së po akuzohen padrejtësisht, Serbia e Vuçiç ende kërcënon me krime kundër njerëzimit

17 Shkurt, 11:36 | Përditesimi: 17 Shkurt, 11:36

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën solemne për 18-vjetorin e pavarësisë tha se liderët e UÇK-së po akuzohen padrejtësisht, vetëm përse guxuan të marrin armët për liri kundër një regjimi gjenocidal. Kurti theksoi se akuzat për krime lufte nuk qëndrojnë, por se ishte Serbia e Millosheviç ajo që kreu krime kundër njerëzimit ndaj shqiptarëve. Kryeministri i Kosovës shtoi se Serbia e Aleksandër Vuçiç është ajo që ende kërcënon me krime kundër njerëzimit.

A.M/Shqiptarja.com