2 agjentët sekret rusë dhe 1 ukrainas tentojnë të futen me forcë në uzinën e armëve në Gramsh! Sulmojnë me sprajt kimik në fytyrë 2 ushtarët që i ndalën! Arrestohen të 3

20 Gusht 2022, 23:08 | Përditesimi i fundit: 2022-08-21 13:38:39

Dy ushtarë janë sulmuar në ish-Uzinën e Armëve në Gramsh nga 2 rus dhe 1 ukainase, të moshës 30-35 vjeç, të cilët janë arrestuar nga policia. Dy prej tyre po qëndronin në automjet, ndërsa njëri që mbante aparat fotografik në dorë i është afruar perimetrit të uzinës. Sapo është konstatuar nga ushtarët, i hodhi sprajt kimik në fytyrë, i goditi dhe u largua me shpejtësi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune, rreth orës 19:30.