2 mijë familje që duan panele diellore do të subvencionohen, hapen aplikimin për biznesin që do t’i instalojë! Balluku: Kurseni 20% të faturës suaj të energjisë

2 Tetor 2022, 15:17

Qeveria ka hapur thirrjet për aplikim për subjektet që ofrojnë dhe instalojnë panele diellore, në kuadër të projektit pilot për të mbështetur 2 mijë familje që do të duan të impementojnë në shtëpinë e tyre panele diellore. Thirrja për aplikime u publikua nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Energjisë, Belinda Balluku, e cila shkruan se qeveria do të subvencionojë 70% të shumës për çdo familje.

    No videos found.