2 raste dhune në kufi ndaj shqiptarëve nga policët malazezë, Spahia: Asnjë reagim nga pala shqiptare! Mbyllin sy e veshë përballë shfaqjeve që si shërbejnë fqinjësisë

18 Janar 2023, 13:53

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka reaguar për rastet e dhunës ndaj shqiptarëve nga policët malazezë në pikën kufitare të Muriqanit duke thënë se shteti shqiptar hesht. Teksa akuzon Edi Ramën se propagandon nismën e ‘Open Balkan’, Spahia thotë se pas dhunës së familjes ndaj zyrtafrit të Partisë ssë Lirisë, rasti është përsëritur.