200 raste në ditë! Alkool e drogë në timon, të rinjtë ‘mbushin’ Traumën, mjeku: S’ka kthim pas në jetën normale

11 Qershor, 14:57

Rreth 200 raste në 24 orë shkojnë në Spitalin e Traumës dhe fluksi pritet të rritet me sezonin veror. Shefi i urgjencës Gjovalin Bushi veçon numrin e lartë të traumave nga aksidentet e moshave të reja dhe rëniet nga lartësitë. Të rinjtë e dëmtuar nga aksidentet kanë pasoja të rënda që nuk i kthen më në jetën normale.