21 janari, Gjykata e Lartë vendos më 27 shkurt nëse dosja do i kalojë SPAK

21 Janar, 12:24

Më 27 shkurt, Gjykata e Lartë do të vendosë përfundimisht se kujt i takon të hetojë dosjen e 21 janarit, SPAK apo prokurorisë së Tiranës. Gjykata e Lartë do të shqyrtojë kërkesën e familjarëve të Aleks Nikës, i cili mbeti i vrarë nga plumbat e shtetit në protestën e 21 janarit 2011.