'21 Janari' në SPAK, Braçe: U thye muri që pengonte hetimet, drjetësia të nxitojë për zbardhjen e krimit shtetëror! As Enveri s’ka vrarë në mes të ditës

12 Mars, 21:11

"Sot u thye muri që nuk lejonte hetimin e 21 janarit." Deputeti socialist Erion Braçe tha në emisionin Frontline në Report Tv, se kalimi i dosjes së 21 janarit në SPAK është hapi i parë për drejtësi. Ai kërkoi që të zbardhen rolet që nga Berisha e deri te pushkatarët që vranë 4 persona pa faj, ndërsa akuzoi shtetin e asaj kohe për dëmtim provash e pengim drejtësie.