21 janari/ Zef Brozi për Report Tv: Ndëshkimi Berishës, shërbim i madh për vendin, sot krenohet me vrasjet! Basha të bashkëpunojë me drejtësinë

22 Janar 2023, 17:19 | Përditesimi i fundit: 2023-01-22 20:41:15

Ndëshkimi i Sali Berishës si arkitekt i krimit shtetëror të të 21 janarit është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet vendit. Ky ishte apeli i fortë që  Zef Brozit, ish-kryetar i Gjykatës së Kasacionit në Shqipëri në një intervistë për Report Tv nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për Brozin qytetarët shqiptarë frikësohen për të ardhmen e tyre nëse nuk ndëshkohen të gjitha këto krime të Berishës.