2200 euro m te rruga e Durrësit, 4000 brenda qendrës së Tiranës! Bumi i ndërtimeve nuk po frenon shtrenjtimin e banesave

29 Shkurt, 14:16

Apartamentet në vend po kushtojnë më shumë vit pas viti, dhe ky shtrenjtim nuk po ndalet pavarësisht bumit të ndërtimeve. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin e kaluar janë miratuar mbi 1600 leje ndërtimi me sipërfaqe mbi 2.1 milionë metër katror. Numri i lejeve të dhëna nga bashkitë u rrit me 12% vjet në raport me vitin 2022