Kryeministri Edi Rama thotë se 2275 ton naftë kontrabandë e kapur në Durrës pak ditë më parë, është një çështje tashmë që i përket drejtësisë. Kështu u përgjigj Rama gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët dhe qytetarët online.
‘Unë nuk merrem me anije, çështja është një çështje që i takon drejtësisë, policia ka bërë detyrën e vet, dhe sikur media të bëjë detyrën e vet dhe mos të përdorë fuqinë e saj për të dezinformuar dhe vënë gjoba si për autoritete shtetërore dhe biznesin do të ishte një kontribut për ta bërë Shqipërinë më të ri.’- u shpreh Rama.