25 prilli/ Idrizi te '5 pyetjet': Opozita duhet të dalë me një listë, e vonuar në vendim!

5 Janar 2021, 07:16

 I ftuar në '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka ngritur disa pyetje sipas së cili lënë hije dyshime se Shqipëria ka bërë një marrëveshje të fshehtë me Greqinë. Duke u ndalur te zgjedhjet e 25 prillit, Idrizi sqaroi se sa i përket koalicioneve, PDIU do të jetë krah PD-së, në qëllimin e përbashkët për të rrëzuar "diktaturën e kryeministrit Edi Rama". Ai tha se ka këmbëngulur që opozita të dalë me një listë të përbashkët dhe jo 2 siç po diskutohet.