27 ditë nga zgjedhjet, të ftuar Shpëtim Idrizi, Klajda Gjosha dhe Dashamir Shehi

30 Mars 2021, 15:09

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, akuzoi qeverinë se po detyron administratën që të mbledhin vota për PS-në. I ftuar në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo", në "Report TV", Shehi u shpreh se administrata  po mbledh firma, e se madje këto firma verifikohen më pas, për t'u siguruar se do të jenë votues të PS-së.

Procesin e vaksinimit në Shqipëri, kandidatja për deputete e LSI-së, Klajda Gjosha e sheh si një propagandë të qeverisë dhe jo si një punë konkrete. Në një intervistë në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo", në Report, Gjosha tha se vaksinat nuk janë vota, duke shtuar se kryeministri Edi Rama nuk po bën gjë tjetër përveç se po përpiqet që të mbulojë dështimet e tij në këto 8 vjet qeverisje.

Gjatë një interviste në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, në Report Tv, Idrizi nënvizoi se kreu i qeverisë përdor të njëjtën gjuhë edhe me popullin shqiptar, fyerje që sipas tij nuk do t’i takonin, jo më një kryeministri, por as edhe një qytetari të zakonshëm