3 ditë zero metadon, të varurit nga droga apelojnë për ndihmë: Po humbim vendet e punës, kemi probleme! ‘Shëndetësia’: Mungesë në kompanitë e prodhimit

5 Gusht 2022, 12:15 | Përditesimi i fundit: 2022-08-05 14:18:13

Rreth 900 persona në të gjithë Shqipërinë, përdorues të lëndëve narkotike,  për tre ditë nuk kanë marrë metadonin, ilaçin që i ndihmon për të lënë drogën. Ministria e Shëndetësisë i është përgjigjur interesimit të Report Tv se shkak është bërë mungesa e këtij ilaçi, pasi kompania e prodhimit në Hungari nuk ka pasur gjendje në magazina.