3 marsi/ Debate në Report Tv, përfaqësuesi ligjor i PD: Berisha po del për vulën, s’njihet si kryetar! Burimi: S'ka lidhje! Non Grata, nocion politik, Evropa nuk mendon njëlloj si SHBA

24 Shkurt 2023, 14:45

“3 marsi” është kthyer në kryefjalën e diskutimeve për selinë blu. Në ditën kur Berisha ka paralajmëruar protestën siç e quan ai, më të madhen do të “vuloset” edhe fati i partisë demokratike. Të ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, përfaqësuesi ligjor i PD-së zyrtare, Besart Logu u shpreh se Berisha po përdor 3 marsin për të ‘trembur’ Apelin, është protestë për vulën e PD-së.