Një zjarr me përmasa të mëdha është regjistruar në fshatin Derven të Krujës. Zjarri ka përfshirë shkurre dhe pisha ndërsa përhapja e flakëve rrezikon kishën e fshatit dhe disa banesa.
Aktualisht kisha dhe banesat janë jashtë rreziku dhe po punohet për neutralizimin dhe shuarjen e flakëve të cilat vijojnë prej afro 3 orësh. Në vendngjarje janë dy zjarrfikëset e Krujës të ndihmuara dhe nga një zjarrfikëse e Durrësit.















