3 vite pas tërmetit të 26 nëntorit, banorët kërkojnë rikonstruksionin e pallatit 12-katësh: Të nisë sa më shpejt puna! Po qëndrojmë jashtë

10 Shkurt 2023, 14:21 | Përditesimi i fundit: 2023-02-10 15:05:22

3 vite pas tërmetit të 26 nëntorit, pallati 12-katësh i firmës “Gora” në lagjen nr.12 pas kalvarit të gjatë të hartimit të disa aktekspertizave nga Instituti i Ndërtimit për rikonstruksionin apo shembjen e tij, 65 familjet që banonin në të kërkojnë nisjen sa më shpejt të punimeve, sepse godina ka dëmtime të shkallës DS3.