3 vjet nga tërmeti tragjik, Berisha: Ka ende familja që jetojnë në çadra, Rama vodhi zgjedhjet me fondet e rindërtimit

26 Nëntor 2022, 12:49

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se ka ende familje që jetojnë në çadra ndonëse janë bërë tre vite nga tërmeti tragjik. Berisha thotë se fondet për rindërtimin janë keqpërdorur dhe akuzon kryeministrin Edi Rama se me to ka vjedhur zgjedhjet parlamentare të 2021.

“Sot, pas tre vitesh, problemi i fondeve të tërmetit është shndërruar në një nga mega-aferat më të mëdha të korrupsionit. Është e vërtetë që në Laç janë ndërtuar ndërtesa nga qeveria turke dhe jam mirënjohës, por në fakt qeveria i ka përdorur ndihmat për dy qëllime. Qëllimi i parë ka qenë të vjedhë, dhe në këtë kontekst, çdo ndërtim i bërë me fondet e taksapaguesve shqiptarë për tërmetin, ka kushtuar të paktën pesë herë më shtrenjtë se një ndërtim i bërë nga autoritetet turke apo donatorët e tjerë.

Së dyti, i përdori ato për të blerë votat në mënyrën më kriminale. Vetëm në muajin prill 2021, kjo qeveri shpërndau 91 milionë euro për tërmetin. Kurse në tre muajt e tërmetit, ajo shpërndau për militantët e saj, 160 milionë euro. Megjithatë duhet thënë se sot janë qindra e mijëra familje që jetojnë te të afërmit e tyre apo në kontejnerë. Histori korrupsioni, vjedhje dhe paaftësie dëshmoi ky tërmet”, tha Berisha.

    No videos found.