30 vite pa investime, periferia e Laçit e shkatërruar, banorët: Nuk dimë ku të ankohemi

3 Shtator 2022, 16:53

Pluhur, rrugë të paasfaltuara, me gropa si dhe mbeturina të hedhura vend e pavend. Kjo është pamja me të cilën përballesh në periferinë e qytetit të Laçit. Banorët ngrenë shqetësimin se mungesa e infrastrukturës rrugore është një problem që e vuajnë prej 30 vitesh. Lëvizja për ta është mjaft e vështirë, pasi në verë mbizotëron pluhuri ndërsa në dimër balta.