30-vjetori i krijimit të ‘Kushtetuese’, Tusha: Politika ka paragjykuar vendimet e drejtësisë! Rama: Ngrehinë me dritë dhe hije! Begaj: Gur themeli për shtetin e së drejtës

20 Tetor 2022, 15:03

Në kuadër të krijimit të 30-vjetorit të Gjykatës Kushtetuese, janë përcjellë mesazhe të forta nga politike por edhe nga faktori ndërkombëtar. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha mbajti fjalën përshëndetëse gjatë konferencës dhe vlerësoi punën e kësaj gjykatë përgjatë këtyre viteve, ndërsa shtoi se ajo është promotorë e shtetit të së drejtës.