31-vjeçarit iu mor zemra në një spital në Spanjë, protestë para Ministrisë së Drejtësisë! E motra: Dyshojmë për trafik organesh, pse heshtin autoritetet shqiptare

22 Janar 2023, 19:09

Kur kanë kaluar 2 vite nga vdekja e të riut shqiptar në Spanjë, Saimir Sulës, familjarët ende nuk kanë një përgjigje për shkakun përse vdiq 31-vjeçari në spitalin spanjoll. Ditën e sotme, motra e 31-vjeçarit, Majlinda Sula, familjarë e qytetarë u mblodhën para Ministrisë së Drejtësisë për të protestuar dhe kërkuar autoriteteve shqiptare një arsye përse nuk kanë reaguar, por heshtin.