32 vite nga themelimi, PD një shtëpi me 'dy kurora'! Alibeaj-Berishës: Po e kthen partinë në repart sulmesh kundër Perëndimit! Ish-kryeministri: Sot festojmë edhe Rithemelimin

11 Dhjetor 2022, 22:53

Ky 32-vjetor e gjeti Partinë Demokratike të ndarë në dy kampe. Grupi i parë i festës ishte mbledhur nga Enkelejd Alibeaj. Ai lëshoi akuzat e tradhtarwve për të larguarit nga partia dhe i bëri një thirrje të drejtpërdrejtë Berishës të mos e përdorë partinë për interesat personale ndaj perëndimit.