33 mln lekë dëm me prokurimet publike, ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre

9 Qershor 2025, 14:12 | Përditesimi: 9 Qershor 2025, 14:12

Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi është paraqitur në SPAK, i shoqëruar me avokatin e tij. Mësohet se është marrë i pandehur dhe i është komunikuar akuza për shperdorim detyre.

Ai është marrë i pandehur pas një kallëzimi të Këshillit të Lartë të Shtetit, gjatë auditit të vitit 2013-2014, në kohën kur kreu i bashkisë së Kavajës ishte Roshi.

Në këtë auditim, u gjetën disa parregullsi në fushën e Urbanistikës dhe prokurimeve të fondeve publike me dëm ekonomik në vlerën 33 milion lekë.  Më herët Gjykata e Durrësit kishte pushuar procedimin penal ndaj ish-kryebashkiakut socialist. 

r.k./Shqiptarja.com