4 ditë i zhdukur në lumin Seman, telefonata e fundit e Likës: Më ka marrë malli për nipin! Dyshimet: 26-vjeçari me shpejtësi, makina zhytur në llucë

18 Janar 2023, 15:11

Në të katërtën ditë, policia ende nuk ka asnjë gjurmë nga automjeti që Mateo Lika kishte marrë me qira dhe dyshohet se u aksidentua në urën e Mbrostarit duke rënë në lumin Seman. Report Tv zbulon telefonatën e fundit të 26-vjeçarit me shoqen e tij në Gjermani, të cilës i rrëfeu se do ikte tek motra në Tiranë pasi e kishte marrë malli për nipin. Ekspertët dyshojnë se makina mund të ketë qenë me shpejtësi ndërsa makina mund të jetë zhytur në llucën e lumit.