4 ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë! Avokatët: Duam audio-video të intervistave të dëshmitarëve, mund të ketë gabime në përkthim!

24 Mars 2021, 18:45

HAGË- Mbase për ironi të fatit, por ku kanë kaluar 22 vite nga bombardimi i NATO-s ndaj Serbisë, sot ish- drejtuesit e UÇK që kanë luftuar për lirinë e Kosovës dolën për herë të katërt përpara Hagës ku akuzohen për krime lufte. Seanca solli përplasje mes Prokurorisë dhe avokatëve dhe shkak janë sërish nxjerrja e dokumenteve që do t'i vijnë në ndihmë mbrojtjes. Organi i akuzës tha se do i bëjë publike në javën e dytë të shtatorit, por për avokatin e ish- presidentit Hashim Thaçi, David Hooper është absurde, duke i kërkuar edhe kjo të ndodh në qershor.

Një tjetër kërkesë që solli reagime ishte edhe ajo e Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit, që donin që intervistat e dëshmitarëve t'u sillen me audio dhe video. Në argumentin e dhënë nga mbrojtja, ato i druhen gabimeve që mund të ndodhin gjatë përkthimeve dhe duan të shohin edhe intonacionin e thënë, apo edhe vetë reagimet. Prokuroria tha se nuk ka video për intervistat, po i siguroi që transkriptimet e provave që kanë, i sjellin të shkruara në shqip ashtu siç janë thënë dhe më pas në gjuhën angleze.Katër ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi janë të fundit që u dërguan në Hagë. Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, kishte konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Ish- presidenti Hashim Thaçi së bashku me Kadri VeselinJakup KrasniqinRexhep Selimin akuzohen për krime lufte. Ndaj tyre rëndojnë 10 akuza, për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, aktet të tjera ç'njerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje si krim kundër njerëzimit, vrasje e paligjshme si krim lufte, zhdukje me forcë e personave, në periudhën mes prill 1998- gushtit 1991.