4 shqiptarë drejtonin grupet kriminale të trafikut të drogës! 2 me origjinë nga Vlora, 2 të tjerët nga Kuçova e Berati! Si kryhej transporti

3 Qershor 2025, 13:43 | Përditesimi: 3 Qershor 2025, 13:43

Prokurori Alfred Shehu ka dhënë detaje se si funksiononte grupi kriminal i trafikut të drogës i goditur në bashkëpunim me autoritetet finlandeze. Bëhet fjalë për 4 grupe kriminale të drejtuara nga shqiptarë, të cilët kanë bashkëpunuar ngushtë mes tyre për organizimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në Shqipëria, Spanja e Holanda drejt Finlandës. Dy nga drejtuesit e grupit janë me origjinë nha Vlora, 2 të tjerë Kuçova dhe Berati,  por janë të vendosur me banim në Tiranë.  

 

I.M/Shqiptarja.com