40 gjyqtarë i shtohen sistemit të drejtësisë! Mesazhi i Llagami: Kultivoni durim dhe përulësi, drejtësia dhe e vërteta e gjejnë vetë rrugën e tyre

20 Tetor 2023, 12:32 | Përditesimi i fundit: 2023-10-20 15:50:36

TIRANË- Në Këshillin e Lartë Gjyqësor u betuan sot 40 magjistratë të rinj, të cilët kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2022-2023. Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami iu drejtua me një fjalim të gjithë magjistratëve të rinj dhe u uroi suksese në këtë rrugëtim të ri e plot sfida.