400 kg kokainë e sekuestruar në Kosovë, prokurori Vladimir Mara: Janë përdorur metoda speciale të hetimit

17 Maj 2021, 20:36 | Përditesimi i fundit: 2021-05-17 20:37:28

Prokurori shqiptar i çështjes, Vladimir Mara gjatë konferencës së përbashkët të zhvilluar në Kosovë për kapjen e 400 kg kokainë tha se është një ndër hetimet më të mira të kryera, me metoda speciale.

'Në fakt është ndër hetimet më të mira që ne kemi ndjekur për shkak të metodave speciale të hetimit që kemi përdorur. Ky hetim është nisur në Itali, pastaj në Shqipëri dhe më pas në Kosvë, hetimet vazhdojnë në të tria vendet.'- tha Mara.