400 mijë lekë ryshfet, avokati i gjyqtares: Nuk ka prova! Paratë u mblodhën nga fisi për të paguar avokatin

24 Korrik 2022, 13:12

Ndue Pjetra, avokati i gjyqtares Zamira Vyshka ka folur para mediave pas vendimit të GJKKO për ta lënë në arrest shtëpie pasi dyshohet se ka kërkuar 400 mijë lekë ryshfet për uljen e masës së sigurisë të të burgosurit Xhulio Musai.

Sipas tij, në seancë gjyqtarja i ka qëndruar të njëjtave deklarime se është e pafajshme dhe nuk ka pasur asnjë ndikim për ulje dënimi. Ndër të tjera, avokati Pjetra thotë se i dënuari ka probleme të shëndetit mendor dhe nuk ka pasur asnjë tentativë për të pasur komunikimin me gjyqtaren. Sa i përket parave, thekson se i gjithë fisi kishte hedhur nga 100 mijë lekë që të paguanin avokatin dhe shton se nuk ka asnjë provë për ryshfet, por i cilëson si lojëra politike.