400 vende të lira për të rinjtë që duan FA! Fazat e aplikimeve dhe testimeve deri në mars, Bitri: Mundësi për karrierë

2 Mars 2023, 16:36

Ministria e Mbrojtjes ka nisur fushatën e rekrutimeve për 400 pozicione të lira pranë Forcave të Armatosura si ushtar apo detar aktiv. Komandanti i Akademisë Gjenerali Bilbil Bitri shpjegon për Report TV kriteret për tu pranuar dhe përfitimet me mbështetje sociale që përfiton kush arrin të bëhet pjesë e Forcave të Armatosura.