4-vjetori i vdekjes së Kacifas, mbahet ceremoni përkujtimore në kishën e fshatit Bularat! Marrin pjesë edhe nxënës të shkollave 9-vjeçare greke në Dropull

28 Tetor 2022, 10:28 | Përditesimi i fundit: 2022-10-28 16:19:30

Një ceremoni përkujtimore po zhvillohet në kishën e fshatit Bularat për 4-vjetorin e vdekjes së Kostandin Kacifas. Të afërm dhe familjarë të ekstremistit të Dropullit, në orët e para të mëngjesit janë mbledhur nën shoqërinë e klerit ortodoks helen në Gjirokastër. Në ceremoninë dhe meshën fetare është ndaluar prania e mediave.