5 fëmijë të një kopshti publik në Korçë përfunduan njëkohësisht në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi! Policia nis hetimet

3 Tetor, 19:08 | Përditesimi: 3 Tetor, 19:08

Burime nga familjarët bëjnë të ditur që fëmijët drekën e konsumojnë në kopsht. Rastet kanë qenë të njëpasnjëshme ndërsa policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje. Të njëjtat burime kanë konfirmuar se të 5 fëmijët ditën e djeshme në drekë kanë konsumuar pilaf.

E.H/Shqiptarja.com