Shpërthimi në pallatin në Elbasan, Llatja: Bonus qiraje për 15 familjet! Probleme me ndërhyrjen? Kryebashkiaku e mohon: Asnjë vonesë nga zjarrfikësja

5 Nëntor, 22:21 | Përditesimi: 5 Nëntor, 22:21

15 familjet e prekura nga shpërthimi në pallatin në Elbasan do të përfitojnë bonus qiraje deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare. Kryebashkiaku Gledian Llatja tha se po shqyrtohen dy alternativa për pallatin: shembja e pjesës së dëmtuar ose e gjithë ndërtesës dhe rindërtimi nga e para. Pallati vijon të jetë i izoluar dhe nën monitorim.

    A.H/Shqiptarja.com