Zbardhet shkaku i tragjedisë me dy të vdekur në Elbasan! 69-vjeçari kishte vendosur tubat e gazit në murin e pallatit! Objekti do të shembet

5 Nëntor, 22:54 | Përditesimi: 5 Nëntor, 22:54

Report TV ka zbardhur detaje te tragjedisë në Elbasan. Shkak i shpërthimit dyshohet rrjedhja e gazit nga një bombol 15-litërshe, e cila ishte vendosur në katin e parë të pallatit dhe lidhej me tuba me apartamentin e 69-vjeçarit Hamid Idra, në katin e 3-të. Vetë 69-vjeçari dhe fqinja e tij, 82-vjece humben jeten. Për shkak të dëmeve të mëdha, pallati do shembet plotësisht. 15 familje mbeten pastrehe.

    A.H/Shqiptarja.com