5 muaj seancë paraprake, ç’po ndodh me dosjen e aferës “Partizani”?! Të pandehurit për korrupsion Berisha e Malltezi taktikë për zvarritje pa fund

18 Mars, 10:51 | Përditesimi: 18 Mars, 10:51

Kanë kaluar mbi 6 muaj kur Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi u morën të pandehur nga Prokuroria e Posaçme dhe ende gjyqi nuk ka nisur. Seanca paraprake është shtyrë dhe zvarritur për rreth 5 muaj, ndërsa gjyqtarja Flojera Davidhi nuk e një vendim për kalim në gjyq themeli, që do të ishte përballja e vërtetë e Berishës e Malltezit me drejtësinë. Një zvarritje pa kuptim, që shton dyshimet për taktikë të qëllimtë për ta shtyrë pa fund procesin.

r.k./Shqiptarja.com