5 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut bursë në NASA, vizitojnë në Tiranë! Veliaj: Lidhja e të rinjve nga çdo trevë, e rëndësishme

21 Tetor 2022, 20:51

TIRANË- Pesë të rinj shqiptarë nga Maqedonia e Veriut që kanë krijuar një aplikacion për hapësirën dhe që kanë fituar bursë për në NASA, vizituan Tiranën. Ata u pritën nga kryebashkiaku Veliaj, i cili tha se ndërlidhja e të rinjve në çdo trevë shqiptare është shumë e rëndësishme.