527 turistë amerikanë mbërrijnë në Durrës me kroçierën 'Nautica', do vizitojnë qendrat muzeale dhe arkeologjike

13 Shtator 2022, 10:16

527 turistë amerikanë kanë mbërritur mëngjesin e kësaj të marte në Portin e Durrësit me kroçierën “Nautica”.

Gjatë ditës turistët do të vizitojnë qendrat muzeale, arkeologjike dhe historike në qytetet e Durrësit, Tiranës dhe Krujës.