5310 pacientë me Parkinson në Shqipëri, ilaçi madopar ende mungesë! Vëzhgimi i Report Tv: S’gjendet në farmaci

26 Mars, 18:32

Të sëmurët me Parkinson prej muajsh nuk po marrin ilaçin bazë që u jep atyre molekulën që u mungon. Në një vëzhgim Report TV konstatoi mungesën e ‘Madopar’ në farmaci javë më parë, ndërsa nga Fondi i Sigurimit thonë se pas situatës problematike, bari gjendet në çdo farmaci. Një vëzhgim i dytë i Report TV konstatoi sërish problemin, MADOPAR është mungesë në rrjetin farmaceutik