54 mln € borxhe! Projekt-buxheti 2022 i jep bashkive 225 mln €! Fondet për bashkitë, Haxhimali: Buxheti nuk mjafton

29 Tetor 2021, 22:07

Bashkitë do të marrin 225.5 milionë euro vitin që vjen nga buxheti i shtetit, për të realizuar shërbimet e tyre. Ky buxhet është në rritje krahasuar me këtë vit, por përsëri ekspertët e pushtetit vendor e konsiderojnë të pamjaftueshëm. Agron Haxhimali nga shoqata e bashkive thotë se në këto kushte bashkitë duhet të tregohen të kujdesshme në shpenzim