6 ditë para 25 prillit, i ftuar kryeministri Edi Rama

20 Prill 2021, 07:35

Kryeministri Rama ka braktisur studion e Report Tv gjatë një interviste me gazetarin Ilir Babaramo.  Rama hoqi mikrofonat dhe refuzoi të vijonte pas përplasjeve herë pas here me drejtuesin Ilir Babaramo.

Ndërprerja ka ardhur pas mbi 60 minuta pyetje mbi tematikat më të nxehta të aktualitetit politik, kur mungojnë vetem 6 ditë nga dita e zgjedhjeve.

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo' ka folur sot për çështjen e patronazhistëve. Rama tha se edhe ai e Ruçi e kanë nga një të tillë, të cilët janë të gjithë vullnetarë. Rama tha se ky sistem me 'patronazhistë' njihet në të gjitha partitë e rëndësishme në botë. 

I pyetur nëse është një kurth ftesa e tij për bashkëpunim pas 25 prillit për Lulzim Bashën, Rama u përgjigj se nuk merret me kurthe. Sipas tij PS-ja do të fitojë zgjedhjet dhe ai vetë do jetw kryeministri i të gjithë shqiptarëve.