6 muaj pa shpërblim, kampioni foli për Report Tv/ Artan Shyti: Sportistët duhen paguar jo vetëm kur kanë sukses! Trajneri: Po vriten moralisht

31 Maj, 16:02

Ertjan Kofsha, 19-vjeçari kampion bote për të rinjtë në peshëngritje, 6 muaj pas suksesit ende nuk ka marrë shpërblimin nga Ministria e Sportit. Në 'Përballje' në Report Tv, gazetari Ernest Koçi, trajneri Leonard Toska dhe analisti Artan Shyti diskutuan për këtë rast dhe sfidat e sportistëve në vendin tonë.