61-vjeçari u vra 5 vite më parë, eksperti i kriminalistikës në Report Tv: Interceptime, detaje të vogla, lidhje me prova të vjetra... si u zbardh krimi horror në Tiranë

17 Dhjetor 2022, 12:36

Për ekspertin e kriminalistikës Fatjon Softa ngjarje të tilla zbardhen përmes lidhjes së detajeve të vogla, të të qenit të vëmendshëm të hetuesve. Në një lidhje me ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Softa thotë se për zbardhjen e kësaj ngjarje mund të kenë ndihmuar perceptimet telefonike, të cilat kanë dhënë të dhëna që më pas janë ballafaquar me fakte të tjera derisa është dalë në përfundim.