7 krerë partish joparlamentare, jo më pasaportë diplomatike! Vendimi i fundit: Përveç SPAK, pasaportë edhe gjyqtarët e GJKKO

9 Shkurt 2023, 18:07

7 kryetarëve të partive politike pa deputetë në parlament, u hiqet pasaporta diplomatike, ndërsa do të vijojnë t’i mbajnë të gjithë kryetarët e partive parlamentare. Me ndryshimet e kritereve të miratuara të mërkurën nga qeveria, pasportë të tillë e përfitojnë edhe gjyqtarët e GJKKO dhe sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese.